Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, Gigi dhe Zayn prindër për herë të parë (FOTO LAJM)

Gigi Hadid ka ndarë pak orë më parë me të gjithë lajmin e bukur se është bërë nënë.

Modelja dhe bahkëshorti i saj, Zayn Malik janë bërë nënë të një vajze.

“Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Kam rënë në dashuri”, shkruan Gigi në Instagram.

Modelja ka publikuar një foto të dorës së vogël të vogëlushes së saj, që i shtrëngon gishtin. Gigi nuk ka zbuluar portretin e vajzës, për të cilën janë kuriozë miliona fansat e saj dhe të partnerit Zayn.

Ky i fundit ka publikuar gjithashtu një dedikim për të bijën dhe një foto ku shfaq dorën e tij duke mbajtur dorën e vogël të vajzës.

“Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur, të provosh të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani do të ishte një detyrë e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës që e njoh dhe krenar për ta quajtur timen dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku”, shprehet këngëtari.

Çifti ende nuk e ka zbuluar emrin e vogëlushes dhe mezi po presim të mësojmë sesi do ta quajnë!


Shtuar 24.09.2020 06:49