159 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 159 persona të tjerë.

Gjithashtu betejën me virusin vdekjeprurës e kanë humbur 4 pacientë.

Janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.

Rastet e reja jane në kë to bashki:
68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë,
nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq,
nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.
52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.


Shtuar 20.09.2020 14:06