Cikloni godet Greqinë: Varka me 50 migrantë humb kontrollin në det

Cikloni “Ianos” godet ishujt e Greqisë. Një barke me rreth 50 migrantë ka humbur kontrollin ne zonën detare midis Katakolos dhe Kyparissia si pasojë e ciklonit mesdhetar “Ianos” që ka përfshirë Greqinë.

Për shkak të erërave të forta asnjë anije shpëtimi nuk mund ti afrohet. ZëvendësMinistri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias ka deklaruar mëngjesin e së premtes se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në ishujt e Jonit si: Zakynthos, Qefaloni dhe Itakë.

Të lidhura

None found

Erëra të fuqishme me shpejtësi 80 km në orë kanë goditur ishujt dhe reshje të denduar janë regjistruar në Itakë.

Në të tre ishujt e Jonit ka pasur peme te shkulura, ose te thyera nga fuqia e erës, barka te mbytura dhe disa zona banimi të permbytura.

Shërbimi i mbrojtjes civile ka paralajmëruar që cikloni po lëviz në gadishullin e Peloponezit dhe më pas do të prekë Greqinë qendrore dhe do te vazhdojë të godasë vendin deri të dielën në mëngjes, ndërsa orët e ardhshme deri në mëngjesin e së shtunës janë më kritiket.


Shtuar 18.09.2020 14:39