Reali kërkon 50 milion euro, Bale drejt Tottenham

Tottenham është favorit për të siguruar shërbimet e Gareth Bale.

Sipas mediave angleze, skuadra e udhëhequr nga trajneri Jose Mourinho është gati të dërgojë ofertën për uellsianin.

Bale pritet të largohet nga Real Madrid teksa nteresim për 31-vjeçarin ka shprehur edhe Manchester United, ndërsa për ta liruar lojtarin po kërkojnë mbi 50 milionë euro.


Shtuar 15.09.2020 15:15