Makina përplas 5 vjeçaren në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, ku një automjet ka përplasur një vajzë 5 vjeçare.

Vogëlushja është dërguar në spitalin e qytetit të Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit me iniciale M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë, si autor të ngjarjes.


Shtuar 15.09.2020 07:09