Krushku abuzon s*ksualisht me 14 vjeçaren, pranon krimin e rëndë para policisë

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 47 vjeçar nga fshati Vërdovë, pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 14-vjeçare.

Mësohet se i arrestuari është Blerim Bizgjoni, me arsim 8 vjeçar dhe i martuar.

Mësohet se denoncimi është bërë nga 14-vjeçarja, e cila ka dëshmuar se Blerim Bizgjoni e ka përdhunuar për më shumë se një muaj.

Mësohet se 47-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën ditën e Kurban Bajramit dhe e ka kërcënuar vajzën që të mos tregonte rreth kësaj ngjarje.

Minorenia ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie, ndërkohë që abuzimi më të ka vijuar për më shumë se një muaj.

“Në datë 11.09.2020 rreth orës 20:30 pranë komisariatit të policisë së Pogradecit është paraqitur shtetasja A.Q e cila ka bërë ankim se shtetasi Blerim Bizgjoni ka kryer marrëdhënie seksuale me të që nga fillimi i muajit gusht në mënyrë të përsëritur.

E mitura ende nuk i ka bërë 14 vjeç. Pas procedurave është bërë shoqërimi në komisariat i shtetasit Blerim Bizgjoni, ai ka pranuar veprën penale dhe më pas u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.


Shtuar 12.09.2020 08:21