Termometri pritet të shënojë 38 gradë, si do të jetë moti sot

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët, pa rrezikuar reshje. Edhe gjatë fundjavës moti do të jetë i kthjellët pa rrezikuar reshje dhe me temperatura të larta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15ºC deri në 32ºC dhe në zonat e ulëta nga 20ºC në 33ºC.


Shtuar 12.09.2020 06:03