Shpërthen bolieri i dushit, thyhen xhamat e apartamentit

Një bolier dushi ka shpërthyer në një aparatament në lagjen “Liria” në qytetin e Fierit, i cili ndodhej pranë shtëpisë së një çifti të moshuarish.

Deri tani janë raportuar vetëm për dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Të lidhura

None found

Ngjarja ka krijuar panik tek banorët e pallatit, të cilët kanë dalë jashtë sapo kanë dëgjuar shpërthimin, i cili shkaktoi thyerjen e xhamave të apartamentit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar ndërkohë që policia ka arritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.


Shtuar 7.09.2020 17:01