Është i gjatë 2,18 m dhe ka 155 kg, holandezi nuk po mund të gjejë një veturë të rehatshme (VIDEO)

Lartësia është padyshim një nga faktorët e rëndësishëm që ndikon në përzgjedhjen e makinës, të paktën midis atyre për të cilët ergonomia është e rëndësishme.

Bodybuilder-i holandez Oliver Richters që është 2,18 m i gjatë dhe peshon 155 kg nuk ka zgjedhje të shumta kur bëhet fjalë për makinat.

Të lidhura

None found

Përkundër përmasave trupore, Richters vozit një Toyota të vogël. Pavarësisht kësaj, Toyota e vogël i jep një rehati solide, megjithëse bodybuilder-i deklaron se nuk është vetura e ëndrrave të tij.

Kësisoj, kolosi gjerman vendosi të shkonte nëpër servisa gjermanë dhe të provonte disa nga makinat e ëndrrave të tij. Në mesin e veturave që ai tenton të futet përfshihen Ford Mustang, Cadillac dhe Corvette C7.

Por, cila prej tyre i shkon më për shtati Richters-it? Mësojeni në videon e mëposhtme.


Shtuar 1.09.2020 14:38