Kosova “lëngon” nga Covid, dita e sotme shënoi rekord infektimesh dhe viktimash

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1,612 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Rriten sërish rastet në Kosovë, 32 viktima dhe 1,612 të infektuar në 24 orët e funditCovid ne Kosove

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 32 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1,612 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjithashtu sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.

Në total numri i rasteve aktive është 26.524.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!/ albeu.com


Shtuar 2.09.2021 15:23