Baton Zabërgja asiston në Ukrainë dhe ndihmon Kharkivin të mposhtë Epitsentrin

Baton Zabërgja vijon formën e mirë në futbollin ukrainas, teksa dha një asistim në fitoren 2-1 të Kharkivit ndaj Epitsentrit.

Skuadra e Kharkivit triumfoi të shtunën në transfertë, në duelin e vlefshëm për javën e dhjetë të elitës së futbollit ukrainas.

Të lidhura

None found

Kontributi i sulmuesit të Kombëtares së Kosovës erdhi në minutën e 48-të, kur ai shërbeu për Ramik Gadzhyevin. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin 1-0.

Zabërgja qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Ermir Rashica u aktivizua në minutën e 81-të. Për Epitsentrin, Serjan Repaj luajti në të gjitha minutat e takimit.

Ky ishte asistimi i dytë i Zabërgjës në kampionatin ukrainas gjatë këtij sezoni. Sulmuesi nga Vushtrria ka shënuar gjithashtu gjashtë gola në kampionat.

Edhe në Kupën e Ukrainës ai ka lënë gjurmë, me dy gola dhe tri asistime të regjistruara.


Shtuar më 24.10.2026 16:30