Karoglan pranon vështirësitë te Partizani pas humbjes me Skënderbeun: Procesi ynë sapo ka nisur

Partizani pësoi një tjetër humbje, këtë herë 0-2 ndaj Skënderbeut, duke thelluar momentin e vështirë që po kalon skuadra. Pas përfundimit të takimit, trajneri Mislav Karoglan foli për mediat dhe u tregua realist lidhur me problemet e ekipit.

Ai vlerësoi paraqitjen e të kuqve në pjesën e parë, kur sipas tij skuadra e nisi mirë ndeshjen dhe krijoi një mundësi të rëndësishme me Human. Partizani, shtoi trajneri, kërkoi me insistim golin e avantazhit.

Të lidhura

None found

Megjithatë, fillimi i fraksionit të dytë solli një situatë të pafavorshme për vendasit. Karoglan e cilësoi penalltinë e akorduar ndaj skuadrës së tij si shumë të lehtë, ndërsa pas saj Skënderbeu arriti të marrë kontrollin e ndeshjes.

I pyetur se çfarë do të bëjë për të përmirësuar repartin e mbrojtjes, trajneri theksoi se koha në dispozicion për përgatitjen e ndeshjeve është e kufizuar. Ai nënvizoi se Partizani sapo e ka nisur procesin e tij dhe se lojtarëve u duhet kohë për t’u përshtatur me sistemin e ri.

Karoglan pranoi gjithashtu se, përpara se të merrte drejtimin e skuadrës, kishte konstatuar vështirësi të shumta. “Kam vërejtur shumë probleme në skuadër dhe kam parë gjithashtu disa probleme te lojtarët”, deklaroi ai.


Shtuar më 24.10.2026 16:24