Të infektuarit në gjendje të mirë shëndetësore, nuk ka raste të reja me korona virus në Maqedoni

Gjendja e dy bashkëshortorëve që janë të infektuar me Kovid-19 e që janë hospitalizuar në Klinikën e sëmundjeve infektive, është stabile.

Edhe gjendja e pacientes së parë është stabile. Rezultati i saj i fundit doli negativ, por gjatë ditës së nesërme do të bëhet edhe një test që të konfirmohet rezultati i parë.

Më 10 mars skadon periudha e izolimit të të gjithë pasagjerëve të cilët kanë udhëtuar me të më 26 shkurt. Kjo i bie dita e 14-të kur do të bëhet evaluim themelor nga epidemiologët pas çka do të ndërprerët ose vazhdohet izolimi për secilin nga udhëtarët.


Shtuar 8.03.2020 16:35