Rënia e vetullave, detaji pas të cilit mund të qëndrojë kjo sëmundje

Vështirë të thuhet, vërtet, por rrallimi i vetullave në pjesën e jashtme të tyre janë një shenjë që tregon se mund të keni probleme me gjëndrat tiroide. Duhet të bëni një vizitë te mjeku i familjes e më pas një analyze gjaku për funksionin e tiroideve. Është mirë të bëni një ndryshim të dietës suaj e të merrni disa suplemente për të parandaluar që ky shqetësim të kthehet në një problem mjekësor.

DIETA: Hani më pak ushqime që ndikojnë në funksionimin jo të mirë të gjëndrave tiroide, si lakra, lakra jeshile, patatet e ëmbla, kikirikët dhe prodhimet e sojës. Këto ushqime mund të konsumohen nëse gatuhen mirë dhe hahen në mënyrë të moderuar, vetëm se nuk duhen ngrënë të gjalla. Mos konsumoni alkool, sheqer dhe kafeinë sepse ato shkaktojnë mbi-stimulim të gjëndrave tiroide.


Shtuar 30.08.2021 09:58