Bebe Rexha si “magnet”, fustani me dekolte të hapur rrëmben gjithë vëmendjen në event (FOTO LAJM)

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka marrë vëmendjen e të gjithëve, teksa ishte e pranishme në eventin VIP të “Dolce & Gabbana”, të premten.

Bebe bëri një hyrje madhështore në shtëpinë italiane të modës, “Alta Moda Shoë”, e veshur me një fustan të zi me pika të bardha.

Fustani i artistes shqiptare kishte një dekolte shumë të hapur që gati sa nuk i zbuloi gjoksin bombastik. Ndërkohë për të kombinuar veshjen e saj seksi, Bebe kishte zgjedhur një palë taka të zeza.

Gjithashtu nuk mungonin as bizhuteritë, ku në sy ranë menjëherë byzylykët e shumtë në duar, një unazë dhe një byzylyk këmbe.

“Daily Mail” ka publikuar disa imazhe të këngëtares së famshme, e cila në eventin e rëndësishëm ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori Keyan Safyari./albeu.com

 


Shtuar 29.08.2021 22:56