Rikthimi i CR7, Rooney: Është shumë emocionuese

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka folur lidhur me rikthimin e Cristiano Ronaldos.

Portugezi nënshkroi kontratë dyvjeçare me gjigantin anglez.

Ronaldo deri vonë ishte i lidhur me kalimin te City, derisa ishte Rooney që thoshte se nuk do ndodhte dhe ashtu rezultoi.

Golashënuesi më i mirë në histori të klubit është shumë i lumtur me transferimin e CR7, ngase beson se do t’iu ndihmojë lojtarëve të rinj.

“Për tifozët është shumë mirë të shohësh rikthimin e Cristianos, është shumë emocionuese për të gjithë në klub”.

“Dhe për disa bashkëlojtarë gjithashtu, për disa të rinj si Mason Greenwood, Marcus Rashford, disa që janë rritur duke shikuar atë të luajë në Old Trafford”.

“Për ta do jetë ndihmë shumë e madhe, jam i sigurt. Ai do sjellë mentalitetin në klub. Është ndër lojtarët më të mirë në botë, pra mendoj që është transferim shumë i mirë”, tha ai.

Ndërkohë, ende nuk dihet cilin numër do ta mbajë Ronaldo, pasi numrin 7 momentalisht e ka Edinson Cavani.


Shtuar 29.08.2021 23:09