“Ti bastard mosmirënjohës, tradhëtar”, tifozët e Milanit kërcënojnë Donarumën: Ruhu në Milano (FOTO LAJM)

Tifozët e Milanit vazhdojnë ende të mbajnë në mendje largimin e Donarumës drejt PSG.

Megjithëse vendimi është marrë shumë ditë më parë, kuqezinjtë vazhdojnë që të besojnë se portieri italian zgjodhët paratë e francezëve para dashurisë së tij.

Për këtë arsye tifozët e Milanit kanë hapur një parrullë në qendrën stërvitore duke kërcënuar portierin, për ta etiketuar si bastard. “Donaruma, ti bastard mosmirënjohës. Ne nuk i harrojmë tradhtarët. Ki kujdes kur të ecësh në rrugët e Milanos”, ishte mesazhi i dhënë./albeu.com


Shtuar 28.08.2021 14:55