Trafiku rrugor në vend është zhvilluar pa probleme gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi «Rrugët e Maqedonisë». Sipas komunikatës, ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale ka punuar vazhdimisht për të garantuar sigurinë në trafik.
Për pastrimin në kohë të borës, në të gjithë Maqedoninë janë angazhuar të gjitha kapacitetet e disponueshme dhe i gjithë mekanizimi, thuhet në njoftim.
Të lidhura
None found
Është hequr ndalimi për automjetet e rënda të mallrave në rrugën Resnjë-Ohër, në Qafën e Bukovës. Po ashtu, nuk është më në fuqi ndalesa në rrugën nacionale A3, në segmentin Dellçevë-Kalimi kufitar-Dellçevë. Qarkullimi në këto pjesë po vijon pa probleme.
Ekipet e «Rrugët e Maqedonisë» vazhdojnë të jenë në terren, ndërsa drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje ta përshtatin drejtimin me kushtet e rrugës.








