Kosova dhe Kroacia shqyrtojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit

Zëvendësministri i parë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, qëndroi në Zagreb gjatë një vizite studimore të organizuar në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë. Bashkë me të ishte një delegacion me përfaqësues të Ministrisë, Komunës së Kamenicës dhe UNICEF-it në Kosovë, i kryesuar nga zëvendësshefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Benjamin Fisher. Delegacioni u prit nga sekretarja e shtetit në Ministrinë e Shkencës, Arsimit dhe Rinisë të Republikës së Kroacisë, Zrinka Muzhiniç Bikiç.

Në takimin mes delegacioneve, pala kroate paraqiti modelin e saj kombëtar për ofrimin e ushqimit në shkolla. Pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja mbi praktikat e mira dhe mësimet e nxjerra deri tani nga zbatimi i këtij modeli.

Të lidhura

None found

Kryeziu dhe Bikiç zhvilluan edhe një takim dypalësh, ku trajtuan reformat arsimore, programin kroat të mësimit tërëditor në shkolla dhe planet e Republikës së Kosovës për ta zbatuar atë në kuadër të Strategjisë së Arsimit 2035+. Në bisedë u përfshinë gjithashtu arsimi dhe aftësimi profesional, si dhe mundësi të reja për shkëmbime e bashkëpunim në arsim ndërmjet dy vendeve. Kryeziu e falënderoi Bikiçin për mikpritjen, për ndarjen e përvojës kroate dhe për gatishmërinë për ta zgjeruar bashkëpunimin dypalësh.

Gjatë vizitës, delegacioni kosovar zhvilloi takime edhe me përfaqësues të UNICEF-it në Kroaci, të Qytetit të Zagrebit, të Institutit Kroat të Shëndetit Publik dhe të Universitetit të Zagrebit. Për të parë në praktikë ofrimin e ushqimit për fëmijët dhe nxënësit, ai vizitoi një çerdhe dhe një shkollë fillore në Zagreb.

Në një komunikatë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderoi UNICEF-in në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme dhe organizimin e vizitës studimore. Sipas Ministrisë, kjo vizitë u dha zyrtarëve të saj dhe atyre të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Kamenicës mundësinë të njiheshin me praktikat e sigurimit dhe shpërndarjes së ushqimit në shkolla, përcaktimin e vlerave ushqyese të vakteve për fëmijët dhe bashkëpunimin mes autoriteteve qendrore e lokale.


Shtuar më 29.11.2026 11:56

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobet güncel girişjojobetjojobetGRANDPASHABET GİRİŞgrandpashabet güncel girişgrandpashabet resmi girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet resmi girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisgrandpashabetblack jack insurancejojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobettaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobet