Pranë selisë së Partisë Socialiste është parë një grup protestuesish që mbanin mburoja të ngjashme me pajisjet e përdorura nga policia gjatë ndërhyrjeve në tubime.
Protestuesit kanë kopjuar gjithashtu lëvizjet dhe formacionet e forcave të rendit, duke iu afruar kordonit policor në zonën ku u shënuan përplasjet.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi pas tensioneve të krijuara në sheshin “Skënderbej”, ku policia po përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit vazhdojnë rezistencën.








