Gjatë Prime-it të sotëm të BBVK5, Anjeza u përball me pretendimet se po luan me ndjenjat e Sharrin dhe se historia e saj me një polic jashtë shtëpisë është e sajuar.
Banorja kërkoi të futej në dhomën e rrëfimit, ku dha versionin e saj dhe konfirmoi se personi që ajo e quan “Polici” është real.
Të lidhura
None found
“Sa i përket Policit, Resul i dashur dhe Rudina, faleminderit shumë për krejt fjalët që m’i thatë, Polici ekziston”, deklaroi Anjeza.
Ajo pranoi se Sharri i pëlqen, por sqaroi se nuk dëshiron të nisë një lidhje brenda shtëpisë.
“Ndoshta vërtet ekziston pëlqimi, por unë nuk jam këtu për lidhje”, u shpreh banorja.
Ndërsa për “Policin”, Anjeza pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë: “Polici, nëse është duke më shikuar në këto momente, i them ‘pritëm zemër, pritëm bejbi se takohemi kur dalim dhe sqarohemi’”.
Më poshtë mund të ndiqni rrëfimin e saj të shkurtër:






