Më 27 nëntor skadon afati për njoftimin e apelit në Hagë, Musliu shpjegon hapat e ardhshëm

Më 27 nëntor përfundon afati i përcaktuar që mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të njoftojë Gjykatën e Apelit për synimin e saj për të kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë, të shpallur më 16 shtator nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Mbrojtësit e katër ish-drejtuesve të UÇK-së kanë deklaruar se do ta apelojnë vendimin, të cilin e konsiderojnë të padrejtë.

Të lidhura

None found

Mundësinë e apelimit e ka lënë të hapur edhe Prokuroria e Specializuar, ndonëse deri tani nuk është sqaruar nëse ajo do ta kundërshtojë aktgjykimin.

Juristi nga Belgjika, Skënder Musliu, ka shpjeguar për “Bota sot” rëndësinë e kësaj faze, procedurat që do të ndiqen dhe vendimet që mund të marrë Gjykata e Apelit.

Sipas tij, njoftimi për apel nuk përbën ankesën e plotë. Ai shërben si një paralajmërim që u tregon gjyqtarëve se cilat pjesë dhe çështje të aktgjykimit synojnë të kundërshtojnë palët. Pas dorëzimit të ankesave, Paneli i Apelit do të shqyrtojë argumentet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë, ndërsa në fund mund të marrë tri vendime të ndryshme.

Image

Musliu është ndalur fillimisht te përfundimi i gjykimit në shkallën e parë dhe te arsyet që kanë çuar palët drejt paralajmërimit të apelimit.

“Më 16 shtator 2026, Trupi Gjykues i shkallës së parë përmbylli procesin gjyqësor dhe shpalli aktgjykimin fajësues. Katër të akuzuarit u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Të pakënaqur me vendimin, mbrojtësit e tyre paralajmëruan ankesë. Të njëjtën gjë e bëri edhe Prokuroria e Specializuar, e cila kundërshtonte masën e dënimeve, veçanërisht për shkak se të akuzuarit u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit dhe se gjykata mori parasysh vetëm katër nga dhjetë pikat e aktakuzës.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit më 16 shtator, Trupi Gjykues lexoi vetëm dispozitivin. Arsyetimi i plotë nuk u bë publik në atë moment dhe pritet të publikohet më vonë, për shkak të përmasave të mëdha të materialit”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Para dorëzimit të ankesave të plota, palët duhet të paraqesin njoftimet për apelim. Pas kësaj, ato kanë edhe 60 ditë në dispozicion për përgatitjen dhe dorëzimin e ankesave.

“Rregullorja e Procedurave dhe Provave përcakton që palët duhet t’i dorëzojnë njoftimet për apel brenda 30 ditësh nga shpallja e aktgjykimit. Ky është hapi që duhet të kryhet përpara paraqitjes së ankesës së plotë.

Për shkak të kohës së kufizuar dhe volumit të madh të materialeve të çështjes, Paneli i Apelit, pas kërkesës së avokatëve të të akuzuarve, vendosi që 27 nëntori 2026 të jetë afati i fundit për dorëzimin e njoftimeve. Më pas, palët do të kenë 60 ditë të tjera për të paraqitur ankesat pranë Gjykatës së Apelit.

Njoftimi në këtë fazë nuk duhet ngatërruar me ankesën e plotë. Përmes tij, palët bëjnë të ditur se do ta kundërshtojnë aktgjykimin dhe rendisin çështjet, pikat kryesore dhe pretendimet që do të trajtojnë në Apel.

Meqë aktgjykimi nuk mund të kundërshtohet në mënyrë të përgjithshme, palët duhet të përcaktojnë konkretisht pjesët e tij që synojnë të sfidojnë dhe të përmbledhin arsyet e kundërshtimit.

Pra, njoftimi është një paralajmërim që përcakton drejtimin e kundërshtimit dhe jo një ankesë në kuptimin e plotë të fjalës. Ankesa e plotë dorëzohet brenda 60 ditësh dhe aty paraqiten analizat, hollësitë dhe argumentet e plota të paralajmëruara më herët në njoftim”, ka shpjeguar Musliu.

Sa i përket përmbajtjes së mundshme të ankesave të mbrojtjes, juristi mendon se një ndër kundërshtimet kryesore do të lidhet me pretendimin e Prokurorisë së Specializuar për ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale.

Kjo çështje, sipas tij, është veçanërisht e ndjeshme, pasi lidhet me rolin dhe autoritetin që të akuzuarit kanë pasur para, gjatë dhe pas luftës, si dhe me pretendimet që kanë të bëjnë me zinxhirin komandues.

“Duke u mbështetur në atë që është zhvilluar gjatë procesit gjyqësor, vlerësoj se të akuzuarit do ta kundërshtojnë në mënyrë kategorike pretendimin për ekzistencën e ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Kjo përbën pikën më të rëndësishme të aktakuzës ndaj tyre dhe lidhet drejtpërdrejt me rolin e tyre para, gjatë e pas luftës, si dhe me çështjen e zinxhirit komandues.

Në ankesë mund të kundërshtohen edhe provat e administruara nga Trupi Gjykues, të cilat mbrojtja mund t’i vlerësojë si të njëanshme. Po ashtu, mund të ngrihen pretendime për mungesë besueshmërie të dëshmitarëve dhe për faktin se, sipas të akuzuarve, dëshmitë e tyre nuk kanë arritur të provojnë fajësinë përtej dyshimit të bazuar, krahas kundërshtimeve të tjera”, ka theksuar ai.

Paneli i Apelit do të shqyrtojë provat, argumentet dhe pretendimet që do të paraqiten nga palët. Musliu sqaroi se këto pretendime mund të pranohen plotësisht, të merren parasysh vetëm pjesërisht ose të rrëzohen si të pabazuara.

“Paneli i Apelit përbëhet nga tre gjyqtarë. Pas shqyrtimit të materialeve dhe argumenteve të palëve, ai mund t’i pranojë pretendimet në tërësi, t’i pranojë vetëm në një pjesë ose t’i refuzojë ato si të pabazuara.

Në varësi të vlerësimit që do t’u bëjë këtyre pretendimeve, Paneli mund të vendosë ta lërë në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë, ta ndryshojë atë ose ta rrëzojë plotësisht”, ka deklaruar juristi.

Musliu nuk pret që shqyrtimi i çështjes në Apel të përfundojë shpejt. Ai e lidh këtë vlerësim me kompleksitetin e procesit dhe me sasinë e jashtëzakonshme të materialeve që duhet të analizohen.

“Bëhet fjalë për një proces me përmasa shumë të mëdha. Aktgjykimi përmban 2.100 faqe, ndërsa dosja përfshin shumë dëshmitarë, mijëra dokumente, regjistrime audio dhe video, si dhe materiale të tjera. Për këtë arsye, mendoj se shqyrtimi në Apel do të zgjasë dhe personalisht nuk besoj se mund të përfundojë brenda një viti.

Aktgjykimi i shkallës së parë dhe vendimi i Apelit nuk kanë karakter përfundimtar, pasi palët mund t’i kundërshtojnë edhe në Gjykatën Supreme. Vetëm atëherë aktgjykimi merr formën e prerë”, ka përfunduar Skënder Musliu.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş