Një ngjarje e rëndë rrugore ka ndodhur në fshatin Samaticë të bashkisë Dimal, ku një person ka humbur jetën.
Viktima është Zenun Zeka, 67 vjeç, banor i këtij fshati. Dyshohet se ai ka humbur kontrollin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanalin anësor, duke ndërruar jetë.
Të lidhura
None found
Pas aksidentit, trupi i 67-vjeçarit është dërguar me ambulancë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.
Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes dhe kreu veprimet e nevojshme për dokumentimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident mund të kenë ndikuar shpejtësia e automjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë. Vijojnë hetimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.








