Një turist gjerman u përball me një situatë të rrezikshme në Parkun Kombëtar Torres del Paine, në Kili, teksa po kalonte një urë të varur mes erërave të forta.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, e filmuar nga një alpinist tjetër, tregon Henry Thomas në mes të urës, e cila lëkundej fuqishëm nga erërat.
Të lidhura
None found
Thomas u kap fort pas kabllove për të mos humbur ekuilibrin dhe për të shmangur rënien në humnerë. Çanta e shpinës, me peshë 18 kilogramë, dhe kabllot e urës e ndihmuan të qëndronte i sigurt. Pasi era u dobësua, ai arriti të përfundonte kalimin.
Vetëm pak sekonda më herët, partneri i tij e kishte kaluar urën pa probleme. Sipas New York Post, Thomas kishte shtatë ditë që po përshkonte “O Circuit” në Parkun Kombëtar Torres del Paine, në jug të Kilit, një prej destinacioneve më të njohura për ecje në Amerikën e Jugut.
Administrata zyrtare e parkut, CONAF, bën të ditur se urat e zonës janë të vendosura në lartësi mbi 20 metra. E njohura “Las Guardas”, e gjatë 52 metra, kalon mbi një kanion rreth 45 metra të thellë.







