Trabzonspor do të luajë nesër, në orën 21:00, kundër CSKA Sofia-s në fazën e grupeve të Conference League. Pak para udhëtimit drejt Bullgarisë, trajneri Thomas Reis mori një vendim të papritur për përbërjen e skuadrës.
Mes katër futbollistëve që nuk do të udhëtojnë është edhe sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi. Vendimi ka ngjallur habi, duke pasur parasysh rëndësinë dhe vështirësinë e ndeshjes.
Të lidhura
None found
Reis ka zgjedhur të mos rrezikojë gjendjen fizike të disa lojtarëve dhe për këtë arsye i la jashtë listës për transfertën. Pas tri ndeshjeve në grupet e Conference League, Trabzonspor ka grumbulluar 6 pikë, me dy fitore dhe një humbje, si dhe golavarazhin 6:3.






