GJKKO shtyn vendimin për një fraksion të dosjes “Veliaj”, kërkon kohë për shqyrtimin e prapësimeve

Shpallja e vendimit për biznesmenin Elman Abule dhe të pandehurit e tjerë në një fraksion të dosjes që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për nesër nga Gjykata e Posaçme.

Trupit gjykues i duhet më shumë kohë për të shqyrtuar prapësimet me shkrim që kanë paraqitur të pandehurit dhe avokatët e tyre. Për këtë arsye, vendimi që pritej të jepej këtë të mërkurë do të shpallet nesër, më 26 nëntor, në orën 15:30.

Të lidhura

None found

Abule, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ishte paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme në pritje të vendimit.

Në këtë pjesë të dosjes, të pandehur janë marrë tetë persona dhe tri shoqëri tregtare. Çështja po shqyrtohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

GJKKO përfundoi më 10 nëntor shqyrtimin e kundërshtimeve të paraqitura nga të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre. Gjykata ka vendosur, megjithatë, se i nevojitet kohë shtesë për të vlerësuar argumentet e depozituara me shkrim përpara marrjes së vendimit përfundimtar.

Në pretencën e 3 qershorit, Prokuroria e Posaçme kërkoi gjithsej 28 vite burg për gjashtë të pandehur, si edhe gjoba për tri shoqëritë tregtare.

SPAK ka kërkuar që Elman Abule të jetë i vetmi mes të pandehurve që ta vuajë dënimin në burg. Për të, prokuroria ka kërkuar shtatë vite burg, që në zbatim të gjykimit të shkurtuar ulen në katër vite e tetë muaj.

Biznesmeni akuzohet për pastrim parash. Sipas SPAK, nëpërmjet kompanisë “Rametal”, ai dyshohet se ka ndihmuar në kalimin e parave te subjekte të lidhura me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt, përmes faturave të dyshuara si fiktive.

Për Ina Goxhajn, ish-drejtoreshë ekzekutive e organizatës jofitimprurëse “BYL-A”, SPAK ka kërkuar po ashtu shtatë vite burg, të cilat me gjykim të shkurtuar bëhen katër vite e tetë muaj. Ndryshe nga kërkesa për Abulen, për Goxhajn prokuroria ka kërkuar që ekzekutimi i dënimit të pezullohet dhe ajo të vendoset në shërbim prove.

Goxhaj përballet me akuzat për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Hetimet e SPAK kanë ngritur dyshime se “BYL-A” drejtohej në të vërtetë nga Ajola Xoxa, ndërsa Goxhaj figuron zyrtarisht në krye të organizatës. Hetimi është përqendruar te fondet që organizata ka përfituar nga institucionet publike për zhvillimin e aktiviteteve kulturore.


Shtuar më 25.11.2026 16:16

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel