Një punonjës 30-vjeçar i një fast food-i në Fier ka mbetur i plagosur me thikë në bark mbrëmjen e sotme. Për ngjarjen dyshohet se është përgjegjës një 15-vjeçar.
Pas sulmit, 30-vjeçari u dërgua në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Të lidhura
None found
Të dhënat paraprake bëjnë me dije se plagosja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta. I dyshuari i mitur është larguar nga vendngjarja.
Policia po kërkon 15-vjeçarin për ta lokalizuar dhe arrestuar, si dhe po heton për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.








