Gjatë vizitës zyrtare në Japoni, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, u takua me homologun e tij japonez për Punë të Brendshme dhe Komunikim, Hisayuki Fujii.
Në një postim në Facebook, Sveçla njoftoi se biseda u përqendrua te mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Japonisë. Ndër fushat e veçanta të trajtuara ishin siguria publike, shkëmbimi i të dhënave, menaxhimi i emergjencave civile dhe siguria kibernetike.
Të lidhura
None found
Ai çmoi lidhjet miqësore mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Japonisë në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.
Sveçla bëri të ditur gjithashtu se e ftoi Fujii-n të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, në mënyrë që të njihet nga afër me zhvillimet në vend dhe të shqyrtohen mundësi të reja bashkëpunimi.




