Me përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i PS dhe me largimin më herët të Marjana Koçekut, kjo forcë politike mbetet me 81 mandate në Parlament.
Partia Socialiste, tashmë numëron 81 deputetë në Grupin Parlamentar, duke u tkurrur me dy përfaqësues.
Të lidhura
None found
E para që u shkëput nga grupi socialist ishte Marjana Koçeku, deputetja e Shkodrës, e cila më 14 qershor 2026 njoftoi se do të vijonte mandatin si deputete e pavarur.
Ndërkohë, sot, më 24 nëntor 2026, Grupi Parlamentar i PS-së votoi për përjashtimin e Elisa Spiropalit. Në votim, deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi abstenuan, ndërsa shumica mbështeti përjashtimin e saj.
Për miratimin e vendimeve që kërkojnë 84 vota, socialistëve nuk u mjaftojnë më votat e grupit të tyre parlamentar. Atyre u duhen të paktën tre vota shtesë, çka e bën të rëndësishëm bashkëpunimin me deputetë jashtë grupit socialist.
Në këtë panoramë, vëmendja shkon te Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila ka tre deputetë në Kuvend dhe mund të jetë një faktor i rëndësishëm për sigurimin e votave të nevojshme.







