Kevin Dodaj, talenti shqiptar, është bërë këtë sezon figura qendrore e lojës së Legia Gdansk në kategorinë e dytë të Polonisë, duke shënuar vazhdimisht gola me rëndësi të madhe.
Të njëjtën gjë ai bëri edhe sot, kur një gol i tij i siguroi fitoren skuadrës në takimin e zhvilluar në fushën e vet ndaj Odra Opole.
Të lidhura
None found
Goli i 21-vjeçarit ishte i jashtëzakonshëm si për nga mënyra e ekzekutimit, ashtu edhe për momentin në të cilin erdhi, pasi vendosi përfundimisht fatin e ndeshjes.
Gjatë një goditjeje nga këndi, në çastet e para të shtesës kur rezultati ishte 1-1, Dodaj gjuajti me fluturim dhe topi përfundoi në rrjetë, duke fiksuar shifrat 2-1 dhe duke i dhënë praktikisht fitoren ekipit të tij.
Ky ishte goli i pestë i këtij sezoni për përfaqësuesin e Shqipërisë U-21 me fanellën e Legia Gdansk, e cila qëndron në vendin e tretë të renditjes, vetëm një pikë larg kreut që mbahet nga Polonia Varshava.







