Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë sot një mbledhje, e cila pritet të fillojë në orën 11:00 dhe në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje parlamentare dhe institucionale.
Bazuar në agjendën e shpërndarë, anëtarët e Kryesisë do të kenë për shqyrtim miratimin e procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, si dhe propozimin e rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.
Të lidhura
None found
Po ashtu, është paraparë që të miratohet procesverbali i seancës së fundit, së bashku me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Një tjetër pikë e mbledhjes është miratimi i buxhetit për Komisionin Parlamentar Hetimor, i cili heton veprimet dhe mosveprimet institucionale që lidhen me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Në përfundim, Kryesia do të shqyrtojë edhe kërkesa dhe propozime të tjera.







