Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hapur një procedim penal pas një kallëzimi të paraqitur kundër deputetes socialiste Elisa Spiropali. Në dokumentin e kallëzimit ngrihen dyshime për disa vepra penale që kanë të bëjnë me deklarimin e pasurisë, lëvizjet financiare dhe ushtrimin e detyrave publike.
Hetimi është regjistruar për një gamë veprash penale, përfshirë deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e parave, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Sipas burimeve, procedimi penal është regjistruar edhe në emër të bashkëshortit të Spiropalit, Salarjon Totaj, si dhe motrës së tij.
Të lidhura
None found
Në total, pesë persona janë përfshirë në listën e atyre që do të verifikohen nga organi i akuzës.








