Një person 62 vjeç në Greqi i është qepur nga pas me dy thika në duar disa adoleshentëve të cilët ndodheshin pranë banesës së tij.
Pasi përfundoi në duart e Policisë, ai dhe një argument të çuditsëm për ngjarjen që kishte ndodhur.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici, pas arrestimit, i moshuari tha se adoleshentët po bënin shumë zhurmë deri në orët e para të mëngjesit në parkun poshtë shtëpisë së tij.
Sipas tij zhurma e adoleshentëve në park nuk po e linte të flinte dhe për këtë gjë ai mori dy thika për t’i trembur ato që të largoheshin nga aty.
Sipas informacioneve nga mediat e vendit fqinj, ishte ora një pas mesnate në momentin që ka ndodhur ngjarja.
Për të moshuarin kjo ishte hera e parë që adoleshentët e linin pa gjumë./albeu.com