IPK mbyll ciklin e nëntë punëtorive me drejtuesit e Policisë së Kosovës

Punëtoria e nëntë dhe e fundit për këtë vit u zhvillua të premten në Prishtinë, me pjesëmarrjen e eprorëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, Policia Kufitare dhe njësitë e specializuara.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka përmbyllur ciklin e nëntë punëtorive të organizuara në nivel vendi, të cilat kishin si qëllim forcimin e integritetit profesional dhe rritjen e llogaridhënies në Policinë e Kosovës.

Të lidhura

None found

Tetë punëtoritë e mëparshme u zhvilluan në të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës, me pjesëmarrjen e eprorëve dhe menaxherëve policorë nga nivele e njësi të ndryshme organizative.

Në këto aktivitete kanë kontribuar edhe eprorë nga Drejtoria për Hetime të Brendshme e Policisë së Kosovës, të cilët kanë ndarë përvojat e tyre në trajtimin e temave të ndryshme.

Sipas njoftimit të IPK-së, në këto punëtori u diskutuan çështje që lidhen me integritetin profesional, respektimin e të drejtave të njeriut, menaxhimin dhe mbrojtjen e informacionit konfidencial, si dhe komunikimin me qytetarët dhe ndikimin e këtij komunikimi në ndërtimin e besimit të publikut në Policinë e Kosovës.

Nëpërmjet diskutimeve interaktive, shkëmbimit të përvojave dhe shqyrtimit të situatave praktike, qëllimi është të forcohet kultura e integritetit, mbikëqyrja profesionale, përgjegjësia menaxheriale dhe zbatimi i standardeve të larta të llogaridhënies në të gjitha nivelet e organizimit policor.

Në përfundim, IPK-ja shprehu mirënjohje për Misionin e OSBE-së në Kosovë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e këtij cikli punëtorish dhe aktiviteteve të tjera që synojnë forcimin e kapaciteteve institucionale dhe integritetit policor.


Shtuar më 20.11.2026 18:24

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobet girişsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet