Sipas Shtëpisë së Bardhë, SHBA ka evakuuan të martën 19,000 njerëz të tjerë nga Afganistani.
Karine Jean-Pierre, zëvendëssekretarja kryesore e shtypit e Shtëpisë së Bardhë shkroi në Tëitter: “Nga ora 3:00 e mëngjesit EDT dje në 3:00 paradite sot, një total prej afërsisht 19,000 njerëz u evakuan nga Kabuli”.
Ajo tha se që nga 14 gushti, Shtetet e Bashkuara kanë evakuuar dhe lehtësuar afro 82,300 njerëz në fluturimet ushtarake dhe të koalicionit amerikan.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të njerëzve që do të largohen që nga fundi i korrikut në 87,900, thotë ajo./albeu.com