Werner refuzon ofertën e Interit, dëshiron qëndrimin në Premier League

Sulmuesi gjerman i Chelseas nuk ka pranuar ofertën e Interit, i cili nisi interesimin menjëherë pas shitjes së Lukakut të “Blutë e Londrës”.

Përfaqësuesi i Gjermanisë Werner e hodhi poshtë mundësinë për t’i bashkuar Interit gjatë kësaj vere, pasi dëshira e tij ishte të mbetej në Chelsea.

Werneri e kaloi një sezon në Stamford Bridge, duke i shënuar 12 gola në 55 paraqitje për të kaltrit.

Por këtë sezon, 25-vjeçari do të ketë shumë më pak mundësi të luajë për skuadrën e Thomas Tuchel, pas ardhjes së Romelu Lukakut.

Sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, Wenerit iu ofrua mundësia ta linte Chelsean për Interin, por ai vendosi të qëndrojë në Stamford Bridge ku ka kontratë deri në vitin 2025.

 

 

 


Shtuar 25.08.2021 16:35