Pas largimit të Olechkës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5, marrëdhënia mes Fuegos dhe Jonës duket se ka hyrë në një fazë të re.
Në dhomën e rrëfimit, Jona i tregoi Vëllait të Madh se Fuego tashmë i ka shprehur pëlqimin e tij ndaj saj.
Të lidhura
None found
Ajo shpjegoi se interesimi i tij kishte nisur që në ditët e para të qëndrimit në shtëpi, por më pas ata ishin distancuar dhe ai ishte afruar me Olechkën.
“Fuego ma ka shpreh pak a shumë pëlqimin ndaj meje. U kanë pak edhe prej javës së parë, ditëve në fillim, në mënyrë indirekte. Tani u patëm distancu, tani u kanë me Olechkën, tash ma ka shpreh pëlqimin”, ka deklaruar Jona.
Ajo shtoi se kjo situatë nuk e pengon dhe se e sheh si të drejtë të Fuegos që të shprehë ndjenjat e tij.
“Njëherë jena fine, e tash e mas e kqyrim çka po ndodh”, u shpreh Jona.





