Ish-roja 25-vjeçare në burgun britanik fshehu lidhjen intime me të dënuarin dhe fuste drogë me fjalë të koduara

Një rast i rrallë skandaloz është zbuluar në një burg të Britanisë së Madhe, ku një ish-punonjëse sigurie dyshohet se kishte nisur një marrëdhënie intime me një të burgosur dhe bashkë me të organizonte futjen e sasive të mëdha të drogës brenda institucionit.

Sipas Daily Mail, Leah Robinson, 25 vjeçe, filloi një lidhje me Patryk Dziewiatkowski, i cili ishte dënuar për trafik kokaine, zjarrvënie dhe shantazh, pasi ata u njohën në burgun HMP Lowdham Grange në Nottinghamshire në fillim të vitit 2023.

Të lidhura

None found

Prokuroria bëri me dije se çifti përdorte telefonat e personave të tjerë për të shkëmbyer mesazhe të fshehta, ndërsa lëndën narkotike e quanin me fjalë kodesh si “Lemon Drizzle”, “Mario” dhe “Milk”.

Skema u zbulua në gusht të vitit 2023, kur Robinson u kap në tentativë për të futur kanabis në burg në nisje të turnit të saj. Një qen nuhatës kishte sinjalizuar personelin për praninë e mundshme të drogës.

Gjatë kontrollit, autoritetet konstatuan se ajo po mbante rreth dy kilogramë rrëshirë kanabisi të fshehur në një dorezë lateksi, teksa u kishte thënë kolegëve se një sasi tjetër ndodhej në veturën e saj jashtë burgut.

Hetimet zbuluan një rrjet më të gjerë kontrabande, në të cilin përfshiheshin të burgosur të tjerë, individë jashtë institucionit dhe familjarë të Dziewiatkowskit.

Prokurori Gareth Weetman tha se nëna e të burgosurit, Malgorzata Szubrych, kishte shërbyer si ndërmjetëse për shkëmbimin e mesazheve mes çiftit dhe kishte ndihmuar në transferimin e shumave të konsiderueshme parash. Në llogarinë e saj bankare ishin regjistruar 41.190 paund hyrje të padeklaruara, ndërsa Robinson kishte marrë 4.260 paund.

Në këtë skemë dyshohet se ishin përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët siguronin drogën dhe ia dorëzonin ish-punonjëses së burgut në parkingje në Nottingham, prej nga ajo e fuste më pas brenda institucionit.

Prokuroria njoftoi se veprimtaria e paligjshme kishte vazhduar edhe pasi Dziewiatkowski u lirua dhe u deportua në Poloni në korrik të vitit 2023. Ai madje i kishte shkruar Robinsonit se nga dërgesa e radhës e drogës në burg mund të fitonin 500 paund.

Sipas prokurorisë, droga e gjetur në momentin e arrestimit të Robinsonit kishte vlerë nga 6.000 deri në 12.000 paund, ndërsa çmimi i substancave narkotike brenda burgjeve mund të jetë deri në dhjetë herë më i lartë se në tregun jashtë tyre.

Të dy personat kryesorë kanë pranuar fajësinë për komplot për furnizim me drogë të kategorisë B. Robinson është deklaruar gjithashtu fajtore për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Avokatja e saj mbrojtëse u shpreh se Robinson ishte vetëm 21 vjeçe kur kishte nisur të kryente veprat penale dhe se gjatë punës në burg kishte kaluar situata të rënda psikologjike, përfshirë dëshmimin e dy vetëvrasjeve. Sipas mbrojtjes, ajo ishte diagnostikuar me çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD).

Ndërkaq, avokati i Dziewiatkowskit deklaroi se klienti i tij e pranonte se kishte përfituar nga Robinson, por mohoi që bëhej fjalë për një rast manipulimi apo presioni përmes joshjes.


Shtuar më 19.11.2026 18:20

grandpasgabet resmi girişBursa Escortgrandpasgabet resmi girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiskavbetgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet giriş