Janevska: UKIM ka energji elektrike, ndërprerje të tilla nuk do të përsëriten

Disa media raportuan dje se EVN u kishte ndërprerë furnizimin me energji elektrike Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës, Fakultetit të Bujqësisë dhe ndërtesës së Rektoratit, për shkak të faturave të papaguara.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi për “Lokalno” se Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” tashmë ka energji elektrike. Ajo pranoi se ka detyrime të pashlyera ndaj furnizuesit, por shtoi se një ditë më parë u publikua në Gazetën Zyrtare ribalancimi i buxhetit, çka mundëson shlyerjen e rregullt të këtyre borxheve.

Të lidhura

None found

“Jam e bindur se nuk do ta kemi më këtë problem, ndërsa universiteti dhe fakultetet do të kenë energji elektrike”, u shpreh Janevska. Ajo bëri të ditur se janë siguruar fonde për mbulimin e borxheve të energjisë elektrike të institucioneve të arsimit të lartë. Sipas Ministrisë së Arsimit, pagesa e faturave ishte vonuar për shkak të ribalancimit të buxhetit.

“Në Universitetin ‘Shën Kirili dhe Metodi’ ka energji elektrike. Është e vërtetë që ka borxhe për energji elektrike dhe dje u botua në Gazetën Zyrtare ribalancimi i buxhetit, ne i shërbejmë rregullisht ato borxhe dhe jam e bindur se nuk do ta kemi këtë problem”, tha Janevska.

E pyetur nëse kjo nënkupton se fakultetet në UKIM nuk do të përballen sërish me ndërprerje të energjisë elektrike nesër ose të hënën, Janevska u përgjigj se po, padyshim.


Shtuar më 19.11.2026 14:29

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş