Dëshmia e drejtoreshës së QPS-së në Pejë për rastin e Arlinda Zekajt: Mungonte plani individual, fëmija dhe nëna nën vëmendje

Para Komisionit Hetimor Parlamentar, drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shpresa Lukaj, ka dhënë dëshminë e saj më 18 nëntor 2026 lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe mënyrën si institucionet e trajtuan dhunën ndaj grave dhe fëmijëve në familje. Ajo konfirmoi se menaxherja e rastit kishte pasur monitorime të vazhdueshme, ndërsa pranoi se në dokumentacion mungonte plani individual, megjithëse ligji e kërkon një të tillë.

Të lidhura

None found

Sipas saj, zyrtarët e QPS-së kanë punuar me formularët që kanë pasur në dispozicion dhe masat do të ndërmerren pasi të shqyrtohen gjetjet. “Këta formularë, kjo formë e punës vetëm ka qenë, kanë punuar edhe zyrtarët në këto forma, do të marrim masa tash tek të gjeturat”, u shpreh ajo.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, e pyeti nëse ishte në dijeni që në këtë rast nuk ishte hartuar plani individual i kërkuar me ligj. Përgjigja e saj ishte: “Ashtu kanë vepruar, ashtu kanë punuar”.

Drejtoresha deklaroi gjithashtu se nuk ishte takuar asnjëherë drejtpërdrejt me të ndjerën. Sa i përket ankesës që Arlinda Zekaj kishte dorëzuar kundër zyrtarëve të QPS-së pasi kishte raportuar dhunën në familje më 10 korrik, Lukaj tha se institucioni kishte pranuar një ankesë për trajtim të njëanshëm të rastit.

“Kemi pasur një ankesë kur ka qenë me 10 korrik, ankesë për zyrtarin që ka marrë pjesë në rastin e raportimit të dhunës. Sipas saj, ka menduar se i është bërë trajtim i njëanshëm. Ne na është drejtuar, i kemi kthyer përgjigje, e kemi pa të arsyeshme, sepse ka qenë e pabazë”, citoi ajo.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, pyeti nëse e kishte marrë vesh se menaxhimi i lëndës nuk ishte mbikëqyrur mjaftueshëm nga personi që e kishte në dorë. Lukaj u përgjigj se “nuk besoj se ka qenë kjo, menaxherja e rastit ka pasur monitorime të vazhdueshme”.

Kica-Xhelili ngriti çështjen e dy përfituesve të lëndës, viktimës dhe fëmijës, duke kërkuar të dinte se ku qëndronte fëmija gjatë gjithë periudhës, nëse dikush ishte marrë me nënën dhe nëse, nga ajo që po thuhej, nuk ishte konsideruar një rivlerësim i rrezikshmërisë. Drejtoresha u përgjigj se Arlinda Zekaj nuk ishte paraqitur asnjëherë si e rrezikuar. “Tek ne asnjëherë nuk është paraqitur e rrezikuar. Ajo ka qenë në polici, e kemi monitoruat rastin, e kemi kryer procedurën që na përket neve”, tha ajo.

Më pas, deputetja e LDK-së u ndal te formulari 003, ku sipas saj, në një rubrikë që kërkonte të tregohej nëse Jeton Sylaj kishte kryer ndonjë vepër penale, nuk kishte asnjë përgjigje as me po, as me jo. Ajo pyeti nëse drejtoresha ishte e informuar që një prej formularëve kryesorë kishte mbetur i paplotësuar. Lukaj dha një përgjigje të shkurtër: “Ndoshta për shkak të formës”.

Kryetari i Komisionit, Burim Ramadani, pyeti nëse kishte pasur ndërhyrje të jashtme nga institucionet, nga politika apo nga bizneset në punën e Qendrës për Punë Sociale për këtë çështje. Drejtoresha u përgjigj prerazi: “Absolutisht jo”.

Pas dëshmisë së saj, është planifikuar të merret në pyetje kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.


Shtuar më 18.11.2026 18:13

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet