Ergys Arifi e konsideron 0-0 ndaj Spanjës rezultatin më të merituar të miqësores së zhvilluar në kryeqytet. Pas përfundimit të ndeshjes, talenti i Teutës deklaroi se kjo përballje ishte një përgatitje e rëndësishme për Europianin, ku Shqipëria do të ndeshet me kundërshtarë të të njëjtit nivel.
“Ishte një sfidë shumë e fortë, sepse përballë kishim një kundërshtar të klasit botëror. Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë dhe u shfaqëm shumë kompaktë. Patëm edhe mundësitë tona, ndaj besoj se duhet të jemi të kënaqur me këtë barazim.
Të lidhura
None found
Ky rezultat do të na ndihmojë shumë për Europianin, pasi të gjitha skuadrat që do të marrin pjesë janë të nivelit të Spanjës. Për këtë arsye, kjo ndeshje na shërbeu jashtëzakonisht shumë.
U aktivizova në pjesën e dytë dhe dhashë gjithçka që kisha. Ende kam më shumë për të dhënë dhe mendoj se kjo ishte paraqitja ime më e mirë”, u shpreh Arifi.





