FBI ngre alarmin për sulme kibernetike globale: hakerët po depërtojnë në sisteme brenda më pak se tri orësh, FEMA teston alarmin kombëtar

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka paralajmëruar për sulme kibernetike që mund të vënë në shënjestër biznese dhe organizata në mbarë botën.

Sipas autoriteteve amerikane, hakerë të mbështetur nga shtete dhe grupe kriminale po përdorin inteligjencën artificiale për të hyrë në rrjete kompjuterike. Në disa raste, ata kanë mundur të marrin privilegje të larta brenda më pak se tri orësh.

Të lidhura

None found

Paralajmërimi u bë publik nga zyra e FBI-së në Dallas, së bashku me një dokument zyrtar prej 13 faqesh. Raporti shqyrton përdorimin e ARTEX për automatizimin e sulmeve dhe përshkruan disa raste, përfshirë ekspozimin e të dhënave personale të rreth 67 mijë qytetarëve në Korenë e Jugut dhe një sulm ndaj zinxhirit të furnizimit që preku më shumë se 2,250 sisteme klientësh të lidhur me Microsoft 365.

Në njoftimin e saj, FBI tha se kriminelë kibernetikë dhe hakerë të lidhur me shtete po shfrytëzojnë ARTEX-in, një platformë për testimin e sigurisë që përdor superinteligjencën, për të automatizuar sulme ndaj organizatave dhe bizneseve në mbarë globin.

Alarmi vjen pas disa vështirësive teknologjike në SHBA, mes tyre ndërprerje në shërbimet bankare dhe dalja jashtë funksionit e rrjetit të klasifikuar të komunikimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA). Ndërkohë, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) ka njoftuar se do të testojë sistemin kombëtar të alarmit.

ARTEX automatizon etapa të sulmeve

FBI shpjegoi në platformën X se ARTEX u krijua për të testuar sigurinë e sistemeve kompjuterike, por tani po përdoret nga hakerët për të automatizuar pjesë të ndryshme të sulmeve.

Autoritetet thonë se kjo teknologji shkurton ndjeshëm kohën e nevojshme për depërtim. Në disa raste, sulmuesve u janë dashur më pak se tri orë për të kaluar nga identifikimi i objektivit te marrja e aksesit me privilegje të larta.

Sipas dokumentit të FBI-së, ARTEX është përdorur të paktën që prej muajit gusht kundër organizatave në sektorë të ndryshëm. Objektiva kanë qenë banka, institucione qeveritare, kompani teknologjike dhe organizata të mbrojtjes, si edhe subjekte të energjisë, shëndetësisë e telekomunikacionit.

Në Korenë e Jugut, sulmet ndaj institucioneve financiare çuan në ekspozimin e të dhënave personale të rreth 67 mijë personave.

Raporti përshkruan edhe një sulm të tetorit ndaj zinxhirit të furnizimit të kompanisë ConnectWise. Si pasojë u ekspozuan mjedise të klientëve të Microsoft 365 dhe u konstatuan përpjekje për të hyrë në mbi 2,250 sisteme të lidhura me shërbimin.

FBI paralajmëron se automatizimi i proceseve nga ARTEX mund t’u krijojë mundësi ta përdorin edhe personave pa njohuri të thelluara teknike, ndonëse këto veprime zakonisht kërkojnë aftësi të specializuara.

Deri në fillim të nëntorit, studiuesit e sigurisë kishin gjetur mbi 1,600 sisteme ARTEX të ekspozuara publikisht. Zhvilluesi fillestar e hoqi projektin nga GitHub më 8 tetor, pas raportimeve për përdorim keqdashës, por platforma vazhdon të shpërndahet përmes kopjeve dhe versioneve të modifikuara.

FBI u kërkoi bizneseve dhe organizatave të shtojnë mbrojtjen e sistemeve, të forcojnë kontrollet e aksesit dhe të mbikëqyrin veprimtaritë e automatizuara të dyshimta. Çdo komprometim i mundshëm duhet raportuar në qendrën amerikane për denoncimin e krimeve kibernetike, IC3.

Testim i sistemit kombëtar të alarmit nga FEMA

Në të njëjtën ditë me njoftimin e FBI-së, FEMA bëri të ditur se do të kryejë një test të sistemit kombëtar të njoftimit për emergjencat në SHBA.

Si pjesë e testimit, një sinjal do të transmetohet në stacionet radiofonike dhe televizive në gjithë vendin për të kontrolluar funksionimin e sistemit që përdoret për të informuar qytetarët në raste emergjente.

Testi është planifikuar për sot, më 17 nëntor, në orën 14:20 sipas orës lindore amerikane, që korrespondon me orën 20:20 në Shqipëri. Sinjali pritet të zgjasë rreth një minutë.

FEMA njoftoi në X se testimi kombëtar në radio dhe televizion ishte planifikuar më herët, do të zgjaste afërsisht një minutë dhe nuk kërkonte asnjë veprim nga qytetarët.

Autoritetet sqaruan se bëhet fjalë për një test të programuar paraprakisht. Deri tani, nuk është njoftuar ndonjë lidhje mes tij dhe paralajmërimit të FBI-së për sulmet kibernetike.

Ndërprerje në banka, aviacion dhe rrjetin e NSA-së

Alarmi i FBI-së u bë publik pas disa ndërprerjeve dhe defekteve teknologjike të raportuara në SHBA gjatë ditëve të fundit.

Të hënën, mijëra klientë të bankave amerikane patën probleme për të hyrë në llogaritë e tyre dhe për të kryer transaksione elektronike. Në të njëjtën kohë, pushoi së funksionuari NSA Net, rrjeti shumë i klasifikuar që përdoret nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare për komunikim.

CNN, duke cituar gjashtë burime, raportoi se ndërprerja preku sistemin përmes të cilit punonjësit e NSA-së shkëmbejnë informacione të klasifikuara. Agjencia u kërkoi punonjësve të paraqiteshin në punë në orare të ndryshme, ndërsa vijojnë përpjekjet për të përcaktuar shkallën e plotë të problemit.

Një zyrtar aktual dhe një ish-zyrtar amerikan thanë se defekti nuk do të pengonte dërgimin e informacioneve urgjente të inteligjencës te presidenti Donald Trump, pasi janë në përdorim sisteme rezervë dhe rrjete të tjera për komunikime të sigurta.

Edhe aviacioni u prek nga një problem teknologjik. Të premten, një defekt në sistemet e Administratës Federale të Aviacionit (FAA) çoi në pezullimin e fluturimeve në të gjithë SHBA-në për disa orë. U raportuan vonesa dhe anulime të mijëra fluturimeve; autoritetet thanë se problemi buronte nga një ruter në shtetin e Arkansasit.

Javën e kaluar, një ndërprerje e shërbimeve të Microsoft la përdorues në vende të ndryshme pa akses në postën elektronike Outlook dhe platformën Microsoft Teams.

Deri tani nuk ka prova se ndërprerja e rrjetit të NSA-së, defekti në sistemet e fluturimeve apo problemet me shërbimet e Microsoft janë shkaktuar nga sulme kibernetike. FBI nuk ka konfirmuar lidhje mes këtyre incidenteve dhe sulmeve të automatizuara përmes ARTEX.

Çfarë dihet për pretendimet për një ndërprerje globale më 17 nëntor?

Prej disa javësh, në rrjetet sociale po qarkullojnë pretendime se më 17 nëntor do të ndodhë një ndërprerje e madhe globale.

Sipas këtyre postimeve, një blackout do të ndërpriste energjinë elektrike, internetin dhe shërbimet bankare, për një periudhë deri në 72 orë.

Mediat i kanë cilësuar këto paralajmërime si të rreme, pasi nuk ka të dhëna që mbështesin pretendimin për një ndërprerje të tillë globale.


Shtuar më 17.11.2026 20:43

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetsuperbetingrandpashabetyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet