Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se më 17 nëntor është ndaluar një 18-vjeçar nga fshati Radiovcë, i dyshuar se ka raportuar në mënyrë të rreme vendosjen e një bombe në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.
Sipas njoftimit, më 17.11.2026, nga ora 05:45 deri në 07:25, punonjës të Sektorit për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, në kuadër të Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, së bashku me zyrtarë të Sektorit për Krim Kompjuterik dhe Njësisë Policore Zherovjan pranë SPB Tetovë, kryen kontroll në banesën dhe objektet ndihmëse të A.D. (18) në Radiovcë, në rrethinë të Tetovës.
Të lidhura
None found
Kontrolli u zhvillua nën dyshimin për veprën penale të parashikuar në nenin 366 të Kodit Penal, që lidhet me njoftimin e rremë për vendosjen e bombës në shkollën e mesme komunale, gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.
Gjatë bastisjes, policia sekuestroi një telefon celular. A.D. u privua nga liria dhe u shoqërua në stacionin policor, ku është mbajtur për procedura të mëtejshme. Pas përfundimit të dokumentimit të rastit, autoritetet do të dorëzojnë kallëzimin përkatës.








