Është përcaktuar pozicionimi i thuajse të gjitha kombëtareve që do të marrin pjesë në shortin e kualifikimeve për Evropianin 2028.
Ende mbetet për t’u vendosur vetëm një përfaqësuese për vazot e dytë dhe të tretë. Përgjigjen do ta japë përballja e Ligës së Kombeve mes Irlandës dhe Kosovës.
Të lidhura
None found
Dy ekipet do të përballen sonte në orën 20:45 në Dublin, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve, me synimin për të siguruar vendin në vazon e dytë.
Kosova renditet e dyta në grup me 6 pikë, një më shumë se Irlanda. Përfaqësueses së Kosovës i mjafton një barazim për ta ruajtur këtë pozicion, i cili do ta dërgonte në vazon e dytë të shortit për kualifikimet e “Euro 2028”.
Përveç kësaj, vendi i dytë në grup i garanton Kosovës pjesëmarrjen në plejofin për ngjitjen në Ligën A të Ligës së Kombeve. Ndërkohë, pozita e tretë do të nënkuptonte qëndrimin në Ligën B dhe kalimin në vazon e tretë të shortit kualifikues.
“Dardanëve” nuk u përshtatet vetëm humbja në përballjen me Irlandën. Fitorja ose barazimi do t’u siguronin vendin e dytë në grup, bashkë me plejofin për promovim në Ligën A dhe pozicionimin në vazon e dytë për shortin që hidhet muajin tjetër.




