Një përplasje mes dy trenave është shënuar mëngjesin e sotëm në Pragë të Çekisë, ku raportohet paraprakisht për dhjetëra persona të plagosur.
Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00, në një urë hekurudhore mbi rrugën Seifertova, në afërsi të stacionit kryesor të trenit të kryeqytetit çek.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas ngjarjes, në zonë mbërritën shërbimet e emergjencës, ekipet e shpëtimit dhe personeli mjekësor, të cilët nisën operacionet për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.
Policia vendase ka pohuar se përplasja ka ndodhur, ndërsa autoritetet po vijojnë punën në terren. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë përcaktuar zyrtarisht dhe numri i saktë i të plagosurve nuk është bërë i ditur.
Detaje të tjera për rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen shëndetësore të personave të lënduar pritet të publikohen në orët në vijim.






