Shqipëria U-21 do të përballet nesër, më 17 nëntor, me Spanjën U-21 në një ndeshje miqësore që nis në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.
Nën drejtimin e Alban Bushit, kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore para takimit. Ata e presin sfidën me besim dhe motivim të lartë, ndonëse përballë kanë një prej ekipeve më cilësore të futbollit europian për këtë grupmoshë.
Të lidhura
None found
Pas suksesit 3-1 ndaj Luksemburgut në miqësoren e parë të nëntorit, Shqipëria U-21 kërkon një tjetër paraqitje pozitive. Takimi me Spanjën është një provë e rëndësishme në përgatitjet për Kampionatin Europian U-21 2027.
Hyrja në stadium do të jetë falas. Kombëtarja U-21 fton të gjithë sportdashësit shqiptarë të jenë të pranishëm në “Air Albania” për t’i mbështetur nga afër talentet kuqezi.







