Një seri e qumështit UHT VITA 3.2% do të tërhiqet nga tregu me urdhër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Analizat e kryera në Kosovë dhe Austri kanë vërtetuar se produkti përmban aflatoksinë M1 mbi normën e lejuar.
Qumështi, i prodhuar nga kompania ABRAZEN SH.P.K., kishte 0.065 µg/kg aflatoksinë M1. Sasia maksimale e lejuar është 0.050 µg/kg, njoftoi AUV.
Të lidhura
None found
Vendimi prek vetëm produktin e paketuar në një litër, të prodhuar më 18 korrik 2026, me datë skadence 18 janar 2027.
Agjencia u ka kërkuar konsumatorëve të mos e përdorin qumështin dhe ta kthejnë në dyqanin ku e kanë blerë. Gjithashtu, AUV ka paralajmëruar se do të zhvillojë kontrolle të tjera për të gjetur shkakun e kontaminimit.
Ky zhvillim pason analizat e mëparshme në Maqedoninë e Veriut, ku edhe qumështi LAND Milk 3.2%, i prodhuar nga e njëjta kompani, u gjet me përqendrim të lartë të aflatoksinës M1.





