Anu Prattipati, E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, u takua me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në takim u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe policisë.
Palët trajtuan rëndësinë e stabilitetit në rajon, bashkërendimin e ngushtë mes institucioneve dhe përparimin e objektivave të përbashkëta në sektorin e sigurisë.
Të lidhura
None found
Takimi u bë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, e cila nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë drejtim.
Angazhimi i SHBA-së dhe Kosovës në sektorin e sigurisë përfshin mbështetjen për forcimin e institucioneve dhe rritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës, me synimin për të përmirësuar përgjigjen ndaj sfidave të sigurisë dhe për të garantuar rendin e sigurinë publike.
Takimi mes Prattipatit dhe Sveçlës është pjesë e kontakteve të vazhdueshme mes përfaqësuesve amerikanë dhe institucioneve të Kosovës, ku diskutohen çështje me interes të përbashkët dhe mënyra për të shtuar koordinimin në fushën e sigurisë.





