Ballkani i Suharekës njoftoi të hënën se Sami Sermaxhaj nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Superligës së Kosovës në futboll. Sipas klubit, bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.
Vendimi pasoi humbjen 1:0 ndaj Feronikelit ’74 në xhiron e 13-të të elitës së futbollit kosovar.
Të lidhura
None found
Në njoftimin e tij, Ballkani e falënderoi Sermaxhajn për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin gjatë kohës së punës në klub, si dhe i uroi suksese në vazhdim të karrierës.
Sermaxhaj mori drejtimin e Ballkanit më 27 gusht, kur la postin e selektorit të ekipit A të femrave të Kosovës për të zëvendësuar kroatin Mislav Karoglan.
Pas 13 ndeshjeve të luajtura në Superligë, Ballkani gjendet në vendin e pestë të tabelës me 19 pikë.






