Për klientë në Arabinë Saudite, Lamborghini ka realizuar dy ekzemplarë të veçantë të modelit Revuelto. Ngjyrat dhe hollësitë e personalizuara të tyre marrin frymëzim nga dunat e shkretëtirës arabe.
Të dyja veturat quhen “Ad Personam KSA Edition” dhe mbajnë shënimin “1 of 2”, i cili tregon se ato përbëjnë një çift ekskluziv.
Të lidhura
None found
Në kabinë janë përdorur lëkurë Nero Ade, fibra karboni dhe qëndisje me motive të frymëzuara nga dunat. Në pjesën e pasme të saj është vendosur edhe fjala arabe për “Trashëgimi”.
Dy ekzemplarët ruajnë motorin hibrid V12 me vëllim 6.5 litra dhe tre motorë elektrikë, me fuqi të përbashkët prej 1,015 kuajsh fuqi. Revuelto përshpejton nga 0 në 100 km/h për 2.5 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale mbi 350 km/h.
Çmimi i këtyre dy veturave ekskluzive nuk është bërë i ditur nga Lamborghini.








